Oda Ekonomike e Kosoves

18 November, 2024

Oda Ekonomike e Kosovës me ndërmjetësim të Ambasadës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara nënshkruan Marrëveshje të Bashkëpunimit me Odën Ekonomike të Dubait, për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe të biznesit

Oda Ekonomike e Dubait dhe Oda Ekonomike e Kosovës kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) për të forcuar bashkëpunimin ekonomik dhe për të parë mundësi të reja biznesi midis Dubait dhe Kosovës. I nënshkruar nga z. Mohammad Ali Rashed Lootah, Kryetar i Odës Ekonomike të Dubait, dhe z. Lulzim Rafuna, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, kjo Marrëveshje do të hapë rrugën për rritjen e tregtisë, investimeve dhe partneriteteve strategjike.
Kryetari Lulzim Rafuna theksoi: “Ky partneritet me Dubain i ofron bizneseve të Kosovës një derë të rëndësishme drejt tregjeve globale, duke sjellë mundësi rritjeje për të dyja rajonet”.
Ndërsa Kryetari Lootah shtoi: “Bashkëpunimi ynë me Kosovën reflekton përkushtimin e Dubait për të zgjeruar lidhjet me tregjet dinamike në zhvillim sikurse është Kosova”.
Gjithashtu, shprehim mirënjohjen tonë të veçantë për Ambasadorin Xhabir Hamiti, Ambasador i Republikës së Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, për mbështetjen dhe përkushtimin e tij të çmuar që bëri të mundur realizimin e kësaj Marrëveshe të Bashkëpunimit. Kontributi i tij ka qenë kyç në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe në lehtësimin e bashkëpunimit ekonomik.
Kjo Marrëveshje përfshin nisma për të mbështetur hyrjen në treg, organizimin e misioneve tregtare dhe për të inkurajuar pjesëmarrjen e përbashkët në ngjarjet kryesore të biznesit, duke hapur rrugë të reja për rritje dhe bashkëpunim ekonomik.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).