Oda Ekonomike e Kosoves

Generic selectors
Exact matches only
Search in title
Search in content
Post Type Selectors

Dec 12, 2023

Panairi Ndërkombëtar i Tiranës 2023

Në periudhën nga 6 deri më 9 dhjetor 2023, kompani prodhuese nga Kosova, anëtare në Odën Ekonomike të Kosovës, morën pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Tiranës 2023, një ngjarje e cila prezantoi mundësi të shumta tregtare dhe bashkëpunimi në nivel rajonal.
Në këtë organizim të rëndësishëm të biznesit, kompanitë kosovare shkëlqyen në ekspozitën e tyre duke prezantuar një gamë të gjerë të produkteve dhe shërbimeve. Pjesëmarrja e tyre e suksesshme dëshmon kapacitetin dhe cilësinë e industrisë së tyre, duke treguar një potencial të lartë për eksport dhe konkurrueshmëri në tregjet ndërkombëtare.
Panairi Ndërkombëtar i Tiranës 2023 ishte një platformë e rëndësishme për prezantimin e inovacioneve dhe produkteve të kompanive kosovare, prandaj me pjesëmarrjen e suksesshme në këtë panair, kompanitë kosovare bëjnë një hap të rëndësishëm në promovimin e produkteve dhe potencialit të sektorit ekonomik të Kosovës.
Oda Ekonomike e Kosovës, duke shprehur një vlerësim të veçantë për rolin dhe kontributin e “Klik Ekspo Group”, organizatorin e Panairit Ndërkombëtar të Tiranës 2023, shprehet e përkushtuar për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë për të fuqizuar sektorin ekonomik dhe për të ndihmuar kompanitë kosovare në prezantimin e tyre në ngjarje të rëndësishme ndërkombëtare.

ME SHUME

448765071_866662195498869_7153508775812724349_n
OEK nënshkruan MoU me Rrjetin Ndërkombëtar të Odave Ekonomike të Portugalisë me odën Ekonomike të MINHO të Portugalisë
442378168_840381384793617_3181584537755524501_n
Kryetari Rafuna vizitoi kompaninë Besimi Commerce për të parë nga afër procesin e punës në kompani dhe për të diskutuar rreth sfidave të kompanisë.
439503333_829432042555218_4353598586782853572_n
Fondi Rajonal i Sfidave mundësi e jashtëzakonshme për grante - 5 shkolla nga Kosova fitojnë grant afër 2.2 milion Euro
438750603_828664915965264_6117163153665580943_n
Vizita e Kryetarit Rafuna në kompaninë Fluidi Group