Oda Ekonomike e Kosoves

April 22, 2024

Prishtinë, 22 prill - Oda Ekonomike e Kosovës shpreh shqetësimin për sulmet që po ju bëhen kompanive vendore që merren me abalazhimin dhe shitjen e ujit dhe kërkon që situata të sqarohet nga organet kompetente dhe të mos dëmtohen bizneset me pretendimin se këto kanë bërë shkelje ligjore dhe nuk kanë paguar taksat gjejëse.

Oda Ekonomike e Kosovës e vlerëson përpjekjet për zgjidhjen e çështjes së taksës së ujit, por njëkohësisht bën thirrje që kjo të bëhet ashtu që të mbrohet ky sektor i prodhimit vendor, si dhe interesat e përgjithëm të biznesve kosovare.
Oda Ekonomike e Kosovës vëren se „sektori i ambalazhimit të ujit ballafaqohet me sfida të ndryshme, duke përfshirë paqartësitë ligjore dhe vonesat në zbatimin e politikave“ dhe shton se të gjitha këto kanë vështirësuar operimin e këtyre kompanive.
„Si institucion në shërbim të sektorit privat në Kosovë, ne inkurajojmë dialogun ndërmjet sektorit publik dhe privat. Në këtë rast, kërkojmë të bëhen të qarta çështjet dhe informacionet për shumën e borxhit të pretenduar si dhe pasqyrimin e situates reale, por edhe mbrojtjen e bizneseve nga dëmtime“, apelon OEK.

ME SHUME

WOLT
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me përfaqësuesit e kompanisë ndërkombëtare Wolt
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
WB6-EU Business Platform në Bruksel – Sektori Privat në Qendër të Diskutimeve
486598089_1077876024377484_6784646865098060989_n
Forcimi i bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe integrimi në tregun evropian
embassy
Kryetari Rafuna sot takoi Ambasadorin Luxembourgut ne Kosovë, z. Eric Dietz.