Disa prej gjetjeve kryesore:
Sfidat më të mëdha në qasjen në treg janë kufizimet financiare
Shumica e këtyre bizneseve kanë vështirësi në lidhjen e marrëveshjeve me shitës të mëdhenj
Shumica e stereotipeve gjinore kalojnë pa u vënë re, duke pasur parasysh se ka ndarje gjinore në disa profesione
Pandemia Covid-19 ka krijuar sfida për bizneset ekzistuese por në ndërkohë ka krijuar mundësi për ndërmarrjet e reja të sapokrijuara
Është vërejtur një rritje e konsiderueshme e pranisë digjitale, veçanërisht pas pandemisë, megjithatë, nuk ofrohen trajnime të mjaftueshme për marketing digjital
Instituti GAP rekomandon përfshirjen e analizave të tregut për të identifikuar sektorët potencialë për rritje, promovimin e ndërmarrësisë tek gratë dhe komunitet pakicë si dhe sigurimin e qasjes gjithëpërfshirëse në prokurimin publik. Përveç kësaj, sigurimi i burimeve financiare, pajisjeve dhe asistencës të përshtatur sipas nevojave, së bashku me mbështetjen për tejkalimin e barrierave për anëtarësimin në shoqatat e biznesit, janë ndër masat e sugjeruara për të rritur qasjen në treg për këto biznese.