Oda Ekonomike e Kosoves

April 18, 2024

Sot me datë 18.04.2024, Shoqata e Grave Ndërmarrëse të Kosovës- Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me Programin e USAID-it Drejtësia Komerciale, kanë organizuar një tryezë të rrumbullakët diskutimi me bizneset e grave, me temë: "Gjykata Komerciale dhe Rëndësia e Drejtësisë Komerciale"

Ky diskutim ka për qëllim të informojë bizneset mbi rëndësinë e drejtësisë komerciale dhe aktivitetet e Gjykatës Komerciale. Diskutimi do të përqëndrohet në procesin e themelimit të Gjykatës dhe funksionalizimin e saj, gjendjen aktuale ne Gjykatë, si dhe metodologjinë e trajtimit të rasteve.

Njëherësh, bizneset do të kenë mundësinë të adresojnë sfidat e tyre eventuale në trajtimin e lëndëve në Gjykatën Komerciale dhe të informohen më tepër lidhur me veprimtarinë e kësaj Gjykate.

Pjesë e Panelit  ishin:

  • Z. Mahir Tutuli, Kryetar i Gjykatës Komerciale të Kosovës
  • Znj. Agnesa Sadiku Gjyshinca, Kryetare e Shoqatës së Grave Ndërmarrëse – Oda Ekonomike e Kosovës
  • Znj. Bardha Tahiri-Jelliqi, Udhëheqëse e Obj.1 të Programit të USAID-it për Drejtësi Komerciale

.

Kryetarja e Shoqatës znj.Agnesa Sadiku Gjyshinca u shpreh :
Sot, ne jemi të privilegjuar të organizojmë aktivitetin tonë të parë zyrtar si Shoqata e Grave Nërmarrëse.

Ne si shoqatë jemi të interesuara që të avokojmë me institucionet politikbërëse që të kenë parasysh sfidat me të cilat ballafaqohen gratë në biznes. Qasja në drejtësi njëherësh është parakusht për një zhvillim të qëndrueshem të biznesit dhe nevoja për procedura të shpejta gjyqësore është akoma më shumë e rëndësishme në mesin e komunitetit të biznesit.

Duke filluar me një hap të tillë frymëzues, sot kemi zgjedhur një temë thelbësore për diskutim: “Gjykatat Komerciale dhe Rëndësia e Drejtësisë Komerciale”. Gjykata komerciale jo vetëm që është e rëndësishme për sigurimin e drejtësisë në botën e biznesit, por gjithashtu janë mbrojtëset e drejtave dhe interesave të grave nëpër rrugët e zhvillimit të tyre biznesor.

Ajo shprehu falënderimet  për programin e Usaidit që e ka përkrah shoqatën në organizimin e këtij aktiviteti si dhe anëtaret prezente për pjesëmarrje në këtë ngjarje të rëndësishme dhe për kontributin në forcimin e roli të grave në fushën e biznesit dhe drejtësisë së barabartë.

ME SHUME

EUROPE
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, priti në takim Përfaqësuesin e ri special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen
FM
Oda Ekonomike e Kosovës takohet me FMN-në për të diskutuar mbi ekonominë, investimet e huaja dhe rolin e diasporës
BIZNESET
Tryezë e diskutimit e organizuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) - diskutim mes bizneseve dhe Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRrE)
sHSKURT
Me 27 shkurt, Fondi për Zhvillim Komunitar (CDF) organizoi një takim të rëndësishëm, ku u diskutua një nga çështjet kyçe për ekonominë dhe të ardhmen mjedisore të Kosovës – Mekanizmi i Rregullimit të Kufirit të Karbonit (CBAM).