Me datë 20 mars 2025, në kuadër të projektit INVEST, u organizua një tryezë diskutimi nga OEK dhe MASHT, ku u trajtuan çështjet kyçe të lidhura me procesin dhe sfidat e arsimin dual në Kosovë.
Diskutimi u përqendrua në hapat e nevojshëm për përmirësimin dhe rregullimin e këtij sistemi, duke përfshirë bashkëpunimin e ngushtë me akterët relevantë si shkollat profesionale dhe bizneset që kontribuojnë në mundësitë praktike për nxënësit.
Gjithashtu, u diskutua për profilet e reja që do të integrohen në sistemin dual dhe nevojën për promovim më të madh të këtij modeli edukimi, i cili ndihmon në krijimin e një fuqie punëtore më të aftësuar dhe të përgatitur për tregun e punës.