SHERBIMET

bre-certification-image

CERTIFIKATAT

Lorem Ipsum is simply dummy text of the printing and typesetting industry. Lorem Ipsum has been the industry’s standard dummy text ever since the 1500s, when an unknown printer took a galley of type and scrambled it to make a type specimen book. It has survived not only five centuries, but also the leap into electronic typesetting, remaining essentially unchanged. It was popularised in the 1960s with the release of Letraset sheets containing Lorem Ipsum passages, and more recently with desktop publishing software like Aldus PageMaker including versions of Lorem Ipsum.

kattely-min-1140x450

ARBITRAZHA

PROFILI I ARBITRAZHIT PRANË OEK
Tribunali i Përhershëm i Abritrazhit (“TPA”), është themeluar në vitin 2011, i cili paraqet një institucion të ristrukturuar, i cili ka evoluar nga gjykata e arbitrazhit pranë Odës Ekonomike të Kosovës(“OEK”).  Legjislacioni në fuqi, përkatësisht Ligji Nr. 2004/7, “Për Odën Ekonomike të Kosovës”, autorizon në mënyrë shprehimore OEK-un që të ofrojë shërbime e arbitrimit.

Momentalisht, në listën e arbitrave të përhershëm që ofron TPA janë 30 arbitra, përshirë arbitra me renome në praktikën ndërkombëtare. Po ashtu, rishtazi në marrëveshje me arbitrazhet e rajonit, lista jonë është zgjeruar me arbitra të eksperiencuar.

TPA ofron hapësira moderna për seancat dëgjimore dhe momentalisht është duke zhvilluar sistemin për menaxhimin e rasteve.

Deri më tani, TPA ka zgjidhur 7 (shtatë) konteste të gjitha nga fusha komerciale. Në këto konteste janë emëruar arbitra nga lista e përhershme e cila ofrohet nga TPA dhe jashtë saj. Palët në këto konteste të përfshira në arbitrazh kanë qenë subjekte juridike vendore dhe ndërkombëtare, si persona të drejtës publike ashtu edhe të drejtës private.

 

II.BAZA LIGJORE E THEMELIMIT TË TPA

Sipas dispozitave të Ligjit Nr. 2004/7 “Për Odën Ekonomike të Kosovës”, OEK ka autorizim publik të themelojë arbitrazhin e përhershëm, i cili ka kompetencë të zgjidh mosmarrëveshjet ndërmjet anëtarëve të OEK dhe ndërmjetë anëtarëve dhe  personave të tjerë juridik dhe fizik.

Po ashtu, rregullat institucionale të Arbitrazhit janë hartuar në pajtim me dispozitat e Ligjit Nr.02/L-075 “Për Arbitrazhin.

 

III.RREGULLAT E ARBITRAZHIT

 

Rregullat në fuqi, të cilat kanë shfuqizuar rregullat paraprake të vitit 1999, janë miratuar më 24 Korrik të vitit 2011. Këto rregulla janë hartuar duke u bazuar në rregullat e mirënjohura të arbitrazheve institucionale dhe ad hoc. Këto rregulla të procedurës aplikohen me automatizëm nëse një marrëveshje e arbitrazhit e referon Kosovën si vend i arbitrazhit, përjashtimisht situatave kur palët me marrëveshje u janë referuar rregullave të tjera apo rregullave të institucioneve të tjera. Kapitulli i fundit i këtyre rregullave rregullon procedurën e përshpejtuar, procedurë e cila ndiqet për secilin kontest vlera e të cilit është nën 100,000.00 EUR.

 

PËRPARËSITË E ARBITRAZHIT
Arbitrazhi është një nga mënyrat alternative dhe efikase të zgjidhjes së kontesteve. Bizneset dhe jo vetëm, janë të interesuara në zgjedhjen e shpejtë dhe jo-burokratike të kontesteve.

Arbitrazhi është procedurë e cila ditëve të tashme globalisht dominon në kontestet në mes të bizneseve. Kontestet më të komplikuara dhe me vlera më të mëdha zgjidhen nga tribunalet e arbitrazheve nëpër botë.

Procedura e arbitrazhit është transparente dhe ofron mjete të kontrollit të procedurës nga palët. Procedura është e paraparë me rregullat e arbitrazhit, por kohëzgjatja, administrimi i provave vendoset në pajtim të dy palëve në kontest.

Si përparësitë kryesore të arbitrazhit ndaj gjykatave shtetrore, konsiderohen: (i) fleksibiliteti; (ii) efikasiteti në kohë dhe shpenzime; (iii) plotëfuqishmëria e vendimit të arbitrazhit dhe (iv) konfidencialiteti i procedurës dhe vendimeve.

 

FUSHËVEPRIMI I ARBITRAZHIT
Në bazë të Nenit 5, paragrafi 2, i Ligjit Nr. 02/L-75 “Për Arbitrazhin”, të gjitha mosmarrëveshjet që kanë të bëjnë me kërkesa civile-juridike dhe ekonomike-juridike mund t’i nënshtrohen arbitrazhit, përveç nëse është e ndaluar me ligj.

Në ndërlidhje me Ligjin Nr. 03/L-006 “Për Procedurës Kontestimore”, kontestet ku gjykatat shterore kanë kompetencë ekskluzive lëndore dhe territoriale janë: (i) kontestet nga marrëdhëniet familjare; (ii) kontestet nga sendet e paluajtshme; (iii) kontestet e falimentimit dhe (iv) kontestet lidhur me mjetet e fluturimit.

Andaj, nuk paraqitet ndonjë pengesë ligjore që kontestet midis kompanive të sigurimeve dhe mbajtësëve të polisave të zgjidhen pranë abritrazhit dhe si pasojë e kësaj, kompanitë e sigurimeve mund të kontraktojnë arbitrazhin si forum për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve lidhur me raportet e tyre kontraktore dhe jashtë-kontraktore.

 

Vegim Kraja

Secretary of the Permanent Tribunal of Arbitration Oda Ekonomike e Kosovës/ Kosova Chamber of Commerce Nëna Terezë, Nr. 20

10000 Prishtinë

Republika e Kosovës

Tel:           +381 (0) 38 712 364

Fax:          +381 (0) 38 224 299

www.kosovo-arbitration.com<http://www.kosovo-arbitration.com>

maxresdefault-1140x450

KONSULENCË

Krijimi i strategjive dhe taktikave marketing reklamimi, shërbimi ndaj klientit, promocioni, kreativitet, marrëdhënie publike, vlerësim cilësie;

Konsulencë në lidhje me burimet njerëzore të kompanisë struktura organizative, organizim, rekrutim, trajnim

o-networking-facebook-1140x450

NETWORKING

Oda Ekonomike e Kosovës është e orientuar në ofrimin e mundësive të ndryshme për bizneset private që të promovojnë produktet dhe shërbimet e tyre, të vendosin kontakte me bashkëpunëtor vendorë dhe ndërkombëtarë dhe të ofrojë informacion më të gjerë për tregjet ndërkombëtare dhe kompanitë e rëndësishme në nivel ndërkombëtar,  nëpërmjet:

– Gjetjes së partnerëve afarist në bazë të kërkesave specifike të ndërmarrjeve;

– Organizimit të takimeve B2B ( takime të organizuara ndërmjet kompanive vendore dhe atyre të huaja);

– Organizimit të misioneve tregtare;

– Pjesëmarrjes në klubet e biznesit;

– Vizitave në panairet ndërkombëtare

bigstock-the-word-promotion-and-busines-63914803-copy-1140x450

PROMOVIM

OEK i ndihmon anëtarët e saj për të rritur dukshmërinë e tyre dhe për t’u lidhur me klientë, furnizues apo partnerë afaristë potencial. Si anëtarë i OEK-ut, ju do të jeni të ftuar në organizime që do t’u japin rastin të takoheni me liderë dhe zyrtarë qeveritarë, të biznesit dhe të komunitetit- lokal dhe ndërkombëtarë- që janë të përfshirë në formësimin e së ardhmes ekonomike në Kosovë. Një mënyrë tjetër që kompania juaj mund të lidhet me klientë, furnizues apo partnerë potencial është përmes grupeve punuese të OEK-ut. Stafi i Odës është gjithashtu i autorizuar për të asistuar bizneset duke ndihmuar në krijimin e kontakteve me kompani të ndryshme, organizata komerciale dhe agjenci që operojnë në shtetet e rajonit.

istock_000007058416medium-1140x450

TRAJNIME

  1. Menaxhim
  2. Motivimi
  3. Udhëheqja dhe menaxhimi
  4. Udhëheqja e ekipeve virtuale dhe në distancë
  5. Zhvillimi i resurseve humane dhe menaxhimi i karrierës
  6. Kontabiliteti financiar si instrument për vendimmarrje
  7. Menaxhimi i konflikteve në kompani dhe me klientë
  8. Analiza e konkurrencës, tregut dhe konsumatorëve
  9. Menaxhimi i avansuar i projekteve sipas standardit anglez
  10. Menaxhimi i Projektit
  11. Menaxhimi i Resurseve Njerëzore
  12. Komunikimi diplomatik në biznesin ndërkombëtar
  13. Lidershipi Inovativ
  14. Menaxhimi bashkëkohor i burimeve njerezore
  15. Menaxhimi i konflikteve në kompani dhe me klientë
  16. Negocimi me kompani ndërkombëtare
  17. Principet e Makroekonomisë
  18. Procedurat e Prokurimit Publik në Kosovë, përgatitja e tenderëve

II.Transport dhe Logjistikë          

  1. Transport të mallrave (CPC Shofer për mallra)
  2. Transport të udhëtarëve (CPC Shofer për pasagjerë)
  3. Transport të mallrave të rrezikshme (ADR )
  4. CPC Menaxherë për Mallra
  5. CPC Menaxherë për Pasagjerë
  6. Instruktor i Ngasjes
  7. Pyetës (Ekzaminier)

III. Automekanikë          

  1. Testi i Motorit (Otto Motori)
  2. Njesit Komanduese të Rrjetit CAN-BUS, LIN-BUS
  3. Klimatizimi i Automjetit
  4. Sistemi i Menaxhimit të Motorit Motronic
  5. Sistemet pasive të sigurisë
  6. ECD 1 Rregullorja Elektrike në Dizel
  7. Sistemet e Stabilitetit në Ngasje ABS/ESP
  8. Matja elektronike e sistemit të ngasjes FV 1
  9. Bazat e elektrikes së automjetit 1 KE 1
  10. Elekrika e automjetit 2 KE 2
  11. Diagnoza elektrike e njësive kontrolluese SG 1
  12. Sensorët dhe aktuatorët e sistemeve të automjetit ST 1
  13. Saldimi
  14. Saldues i Metalit
  15. Saldues i Plastikës
  16. Gastronomi
  17. Kamarier
  18. Orientimi në rolin e kuzhinierit
  19. Gjellëra të reja të mishit dhe të mishit të shpezëve (Kuzhinier)
  20. Antipastat dhe mezet e ndryshme
  21. Salsat dhe Pjatat e para të kuzhinës Italiane
  22. Ushqimi Kryesor
  23. Ëmbëlsirat
  24. Siguria në Punë

 

 

VIII. Trajnime WIFI         

  1. WIFI – (Menaxhimi i Burimeve Njerëzore, Menaxhimi i situatave konfliktoze në punë, Tregtia e Jashtme dhe Marketingu Ndërkombëtar)
  2. WIFI – (Biznesplani dhe Shitja Efikase, Aftësi praktike të Negocimit në Biznes, Marketingu Ndërkombëtar dhe Komunikimi në Biznes
  3. WIFI – (Puna ekipore dhe menaxhimi i ndryshimeve, Proceset e projekteve dhe ideja deri tek realizimi, Menaxhimi i krizave në aktivitetet eksportuese)
  4. WIFI – (Administrimi dhe Menaxhimi i Financave, Marketingu Ndërkombëtar, 3.       Strategjia dhe planifikimi i Resurseve Humane)

5. WIFI (Menaxhimi i Kohës, Komunikimi, Aplikimi në  Projektet  Evropiane (Menaxhimi i Projekteve)

governmentlobbying

LOBIM

Oda Ekonomike e Kosovës përfaqëson komunitetin e biznesit kosovar dhe luan rolin e lobuesit të interesave dhe kërkesave të ndërmarrjeve individuale apo shoqatave sektoriale. OEK-u gjithashtu luan një rol të rëndësishëm lobimi në hartim dhe ndryshim te legjislacionit duke pasur gjithmonë parasysh kërkesat e grupit të bizneseve që përfaqëson.

Përfaqësuesit e OEK vazhdimisht marrin pjesë në vizita dhe delegacione të nivelit të lartë shtetëror ku mund të parashtrohen kërkesat dhe nevojat e komunitetit të biznesit të vendit tonë.

psum.

business-people-office-ss-1920-1140x450

INFORMIM

Duke jetuar në kohëra ku shpejtësia e informacionit luan një rol të rëndësishëm në zhvillim të biznesit tuaj është me rëndësi të jeni sa më shumë dhe sa më shpejtë të informuar për ecuritë në tregun vendorë dhe atë ndërkombëtarë. Anëtarësimi në OEK ju ofron mundësinë për t`u informuar me lajme të ndryshme rreth ecurisë ekonomike, politike dhe legjislacionit vendor dhe atij ndërkombëtar, nëpërmjet buletinit informativ:

– Lajmet ekonomike ditore të vendit dhe ato ndërkombëtare;

– Gazetës dyjavore Eko-Biznesi;

– Buletinit mujor informativ;

– Informatave mbi ndryshimet në legjislacion