Oda Ekonomike e Kosoves

October 23, 2025

🌍 OEK dhe GS1 Turqia, bashkë për njohjen globale të produkteve kosovare

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim frytdhënës me Kryetaren e Fondacionit GS1 Turqi, znj. Elif Muftuoglu, për të diskutuar hapat e fundit drejt funksionalizimit të GS1 Kosova.

Gjatë takimit, u shpreh falënderimi dhe mirënjohja për mbështetjen e vazhdueshme që GS1 Turqia i ka dhënë Kosovës në procesin e anëtarësimit dhe integrimit në rrjetin ndërkombëtar të barkodave GS1 – standard global që siguron identifikim, gjurmim dhe njohje ndërkombëtare të produkteve.

Ky bashkëpunim do të mundësojë që bizneset kosovare të pajisen me barkoda ndërkombëtare, duke i hapur rrugë produkteve “Made in Kosova” për prezencë dhe njohje më të gjerë në tregjet globale. Ky zhvillim pritet të shtojë vlerën, besueshmërinë dhe sigurinë e produkteve kosovare, si për konsumatorët vendorë, ashtu edhe për ata ndërkombëtarë.

Oda Ekonomike e Kosovës shpreh mirënjohje të veçantë për GS1 Turqinë dhe znj. Elif Muftuoglu për bashkëpunimin e sinqertë dhe përkrahjen profesionale në këtë proces strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit.

ME SHUME

sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë
1
Rafuna dhe Ambasadori i Luksemburgut diskutojnë mbështetjen për bizneset kosovare
hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi