Oda Ekonomike e Kosoves

September 20, 2025

28 shkolla profesionale në Kosovë përfitojnë mbi 12 milionë euro investime përmes RCF & KCF

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se që nga viti 2021, përmes Fondi Rajonal i Sfidave (RCF) dhe Fondi i Sfidës së Kosovës (KCF), janë realizuar investime të rëndësishme në arsimin dhe aftësimin profesional në vend.

Deri më tani kanë përfituar gjithsej 28 shkolla profesionale (VET), publike dhe private, në partneritet me rreth 110 kompani, me një vlerë të përgjithshme mbi 12.2 milionë euro.

  • KCF: 12 projekte, 12 shkolla – investime rreth 4.9 milionë € (2 thirrje të përfunduara)
    • RCF: 16 projekte, 16 shkolla – investime rreth 7.3 milionë € (3 thirrje të realizuara). Aktualisht, 17 projekte janë në fazën e dytë të aplikimit në thirrjen e katërt.

🎯 Qëllimi i këtyre projekteve është rritja e konkurrueshmërisë së qëndrueshme të bizneseve dhe përgatitja e të rinjve me aftësi praktike që kërkohen në tregun e punës, duke kontribuar në integrimin e Kosovës në tregun e përbashkët evropian.

RCF është një iniciativë e ndërmarrë nga Qeveria Gjermane (BMZ), me financim prej 64.43 milionë €, të bashkëfinancuar edhe nga Qeveria Zvicerane (SDC) me 9.7 milionë CHF. Zbatimi bëhet nga Banka Gjermane për Zhvillim – KfW dhe Forumi i Investimeve i Odave të Ballkanit Perëndimor 6 (WB6-CIF), i cili aktualisht udhëhiqet nga z. Lulzim Rafuna, President i Odës Ekonomike të Kosovës.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës