
QËLLIMI I TRAJNIMIT
Ky trajnim ka për qëllim përgatitjen profesionale të kandidatëve për licencim si vlerësues të pasurive të paluajtshme, në përputhje me kriteret ligjore të Republikës së Kosovës. Objektivat kryesorë përfshijnë:

Njohuri të thelluara mbi metodat e vlerësimit dhe përdorimin e tyre në praktikë;

Aftësi për përgatitjen e raporteve profesionale të vlerësimit;

Zbatim të kuadrit ligjor dhe rregullativ në procesin e vlerësimit;

Trajnim praktik me shembuj konkretë;

Menaxhim i plotë i procesit të vlerësimit – nga marrja e informacionit deri te dorëzimi i raportit final.

STRUKTURA E TRAJNIMIT
Trajnimi përfshin katër module kryesore:
1. Bazat e Vlerësimit
2. Infrastruktura Ligjore
3. Metodologjitë e Vlerësimit
4. Vlerësimi i Tokave, Urbanistika, Gjeodezia dhe Kadastri

Përveç moduleve, do të jepen edhe udhëzime për përgatitjen e raportit të vlerësimit.

KUSHTET PËR PJESËMARRJE
Kandidatët duhet të plotësojnë këto kritere:
• Të jenë banorë të Republikës së Kosovës;
• Të kenë diplomë universitare në një nga fushat: Ndërtimtari, Gjeodezi, Arkitekturë, Ekonomi, Bujqësi, Pylltari, Matematikë ose Juridik;
• Të mos kenë të kaluar penale ose çështje të hapura gjyqësore;
• Të paguajnë tarifat përkatëse;

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:
• Formulari i aplikimit
• Deklarata e Etikës
• Vetdeklarimi
• Lista e dokumentacionit për licencim

PROVIMI PRANUES
Për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve (aplikantët do t’i nënshtrohen një provimi pranues me pyetje logjike dhe njohuri bazike për vlerësimin e pasurive të paluajtshme.

KOHËZGJATJA DHE MATERIALET
• 120 orë ligjërimi intensiv
• 4 provime, nga një për secilin modul
• Prezantimet do të ofrohen në format elektronik ose të printuar
• Materialet shtesë dhe librat sigurohen nga vetë kandidatë

PAGESA DHE TARIFAT
40 Euro Aplikmi + Provimi Pranues (Kjo vlerë është e pakthyeshme )
Çmimi:1200 Euro / 10% zbritje për kandidatët që marrin pjesë nga bizneset anëtare të Odës Ekonomike të Kosovës.

ORGANIZATORË
Ky trajnim organizohet nga
Odën Ekonomike të Kosovës

Apliko tani dhe përfito nga mundësia për të ndërtuar një karrierë të qëndrueshme dhe të licencuar në fushën e vlerësimit të pasurive të paluajtshme!