Oda Ekonomike e Kosoves

September 2, 2025

Oda Ekonomike e Kosovës i uron mirëseardhje znj. Blerina Neziri-Abazi, e cila do të ushtrojë rolin e Këshilltares për Media.

Berina Neziri – Abazi, ka mbi 20 vite përvojë në gazetari dhe komunikim publik, duke punuar në mediat kryesore kombëtare të Kosovës.
Puna, përvoja dhe ekspertiza e saj do të jenë një vlerë e shtuar për OEK, duke kontribuar në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me mediat dhe publikun.
Përmes angazhimit të saj, mediat dhe publiku do të kenë një adresë të qartë dhe profesionale ku do të informohen për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që zhvillon Oda Ekonomike e Kosovës.
OEK po rritet me staf dhe kapacitete të reja, falë mbështetjes së bizneseve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet projekteve, duke dëshmuar përkushtimin për të qenë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues i ekonomisë së vendit.

ME SHUME

2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës
sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME