Oda Ekonomike e Kosoves

September 3, 2025

OEK dhe AMIK hapin rrugën e bashkëpunimit për një ekonomi më të fortë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, ka theksuar gatishmërinë për të forcuar bashkëpunimin ndërmjet Odës dhe sektorit mikrofinanciar, si një hap i rëndësishëm drejt fuqizimit të ndërmarrësisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, priti përfaqësuesit e Shoqatës së Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK), për të diskutuar mundësitë e bashkëpunimit mes sektorit mikrofinanciar dhe biznesit vendor.

Në takim morën pjesë Kryetari i Bordit të AMIK, z. Adrian Alo, dhe Drejtori Ekzekutiv, z. Shpresim Vranovci. Diskutimet u fokusuan në fuqizimin e ndërmarrësisë, rritjen e qasjes në financa për bizneset dhe promovimin e zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik në vend.

Kryetari Rafuna theksoi gatishmërinë e OEK për të krijuar ura lidhëse mes bizneseve dhe institucioneve financiare, duke mbështetur rritjen e ndërmarrjeve vendore. Ndërkaq, përfaqësuesit e AMIK ritheksuan përkushtimin për të forcuar rolin e mikrofinancës dhe për të kontribuar në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës