Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me HWK Stuttgart dhe me mbështetjen e GIZ Kosova, ka certifikuar me sukses grupin e parë të Trajnerëve të Trajnerëve (ToT) për sistemin dual në Kosovë.
Ky hap përbën një arritje të rëndësishme drejt forcimit të kapaciteteve profesionale dhe rritjes së cilësisë së zbatimit të këtij sistemi në vend.
OEK do të vazhdojë të investojë në ngritjen e kapaciteteve dhe përgatitjen e kuadrove për të përmbushur me sukses përgjegjësitë që burojnë nga sistemi dual, duke kontribuar kështu në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës.