Oda Ekonomike e Kosoves

September 17, 2025

Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Odës Gjermano-Kosovare të Bizneseve

Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit me Odën Gjermano-Kosovare të Bizneseve. Ky Memorandum synon vendosjen e një kuadri bashkëpunimi në fusha të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit, përfshirë:

  • Ngritjen e nivelit të arsimit dhe aftësimit profesional, me fokus të veçantë në sistemin dual të arsimit;
  • Promovimin dhe lehtësimin e Investimeve të Huaja Direkte në Kosovë;
  • Organizimin dhe koordinimin e forumeve të biznesit, B2B-ve, panaireve dhe eventeve të tjera ekonomike;
  • Rritjen e bashkëpunimit ndërshtetëror ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në ekonomi, tregti dhe inovacion.

Ky bashkëpunim u mirëprit dhe u mbështet nga GIZ Kosova, duke dëshmuar rëndësinë e partneriteteve të tilla për fuqizimin e ekonomisë dhe rritjen e investimeve.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës