Oda Ekonomike e Kosoves

October 4, 2025

Njoftim për opinionin publik

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka caktuar datën 05 nëntor 2025, ora 10:00, në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), për mbajtjen e seancës gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).

Seanca do të shqyrtojë ligjshmërinë e një akti nënligjor, përmes të cilit kompanitë janë detyruar në mënyrë të padrejtë të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike – vendim që dëmton qytetarët dhe bizneset e Kosovës.

Ky akt, sipas OEK, cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla e të mesme, të cilat përbëjnë bazën e zhvillimit ekonomik të vendit.

OEK fton ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që të dëshmohet para gjykatës se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.

Oda Ekonomike e Kosovës beson se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në vend.

Oda Ekonomike e Kosovës
Prishtinë, 04.10.2025

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës