Oda Ekonomike e Kosoves

October 22, 2025

OEK dhe TOBB forcojnë bashkëpunimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim zyrtar në Ankara me Kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Turqisë (TOBB), z. Rifat Hisarcıklıoğlu.

Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy odave ekonomike, me synim zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në fuqizimin e sektorit privat dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe mbështetja e TOBB-it për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku vendi ende nuk është pjesë, si dhe bashkëpunimi në fushat që ndihmojnë zhvillimin institucional dhe profesional të OEK-ut.

  1. Rafuna vlerësoi këtë takim si një hap të rëndësishëm drejt forcimit të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, duke theksuar se bashkëpunimi me TOBB-in do të krijojë mundësi të reja për bizneset kosovare dhe do të ndihmojë në promovimin e ekonomisë së Kosovës në tregjet ndërkombëtare.

“Ky është një bashkëpunim që do të sjellë përfitime të ndërsjella për komunitetin e biznesit dhe do të forcojë pozitën e OEK-ut si partner i besueshëm ndërkombëtar,” – tha z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës