Me qëllim të përfshirjerjes së mëtejme të biznesit në arsimin dual, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) krijoi Qendrën për Arsim Dual (QAD) në gusht 2025. Qendra është pjesë e Zyrës së Presidentit të OEK dhe u bë plotësisht funksionale në tetor 2025. QAD ka një staf të brendshëm të dedikuar dhe një konsulent të jashtëm, duke siguruar vazhdimësi dhe njohuri të specializuara. Synimet e QAD përfshijnë forcimin e partneriteteve midis bizneseve dhe arsimit, sigurimin e trajnimit praktik me cilësi të lartë në kompani dhe rritjen e pjesëmarrjes së kompanive në arsimin dual. QAD gjithashtu koordinohet me institucionet publike dhe donatorët dhe promovon në mënyrë aktive modelin e arsimit dual në të gjithë vendin.
QAD ka krijuar partneritete me organizata kryesore ndërkombëtare. Në bashkëpunim me GIZ, ajo mbështet trajnimin për instruktorët e kompanive, trajnimin për ekzaminuesit e arsimit dual dhe zhvillimin e një platforme për këtë lloj arsimi. Përmes punës së saj me LuxDev, QAD kontribuon në trajnimin e 500 instruktorëve, 100 ekzaminuesve dhe promovimin e mëtejme të këtij modeli të arsimi. Në partneritet me Swisscontact, QAD do të përfitojë një studim fizibiliteti për strukturën e saj dhe zhvillimin e mëtejmë.