Oda Ekonomike e Kosovës mirëpriti në Prishtinë një delegacion të lartë nga Arabia Saudite, të kryesuar nga kryetari i Odës Ekonomike të këtij vendi.
Gjatë vizitës, në ambientet e OEK po zhvillohen takime B2B mes bizneseve nga të dyja vendet, duke krijuar mundësi për partneritete strategjike dhe investime të reja.
Kryetari i OEK-ut, z. Lulzim Rafuna, në shenjë mirënjohjeje, dhuroi një simbolikë homologut të tij nga Arabia Saudite, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ekonomike ndërkombëtare.
Kjo vizitë përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik mes Kosovës dhe Arabisë Saudite, duke nxitur mundësi të reja investimi dhe partneritetesh.
#Kosovo #SaudiArabia #BusinessCooperation #Investments #OEK
ME SHUME