Oda Ekonomike e Kosoves

November 26, 2025

FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME

Brezovicë, 26 Nëntor 2025 – Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me WB6 CIF, përmbylli me sukses Forumin Ekonomik të Brezovicës 2025, me pjesëmarrje të gjerë nga rajoni dhe Evropa. Ky forum u vlerësua si një ndër ngjarjet më të rëndësishme ekonomike në Ballkan, duke konfirmuar rolin strategjik të rajonit si destinacion për investime dhe bashkëpunim afatgjatë ekonomik.

Forumi u zhvillua në Brezovicë, lokacion me simbolikë historike dhe potencial strategjik dhe mblodhi përfaqësues të lartë nga EUROCHAMBRES, Këshilli i Bashkëpunimit Rajonal (RCC) nga Sarajeva, si dhe odat ekonomike dhe bizneset e gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor (WB6).

Tema qendrore e forumit ishte “Ballkani si Mundësi”. Diskutimet u fokusuan në integrimin ekonomik rajonal, krijimin e një klime të favorshme për investime, rritjen e konkurrueshmërisë, afrimin me Bashkimin Evropian dhe forcimin e partneriteteve ndërkufitare.

Një rol të veçantë pati Banka Qendrore e Kosovës, e cila prezantoi vizionin e saj për modernizimin e sistemit financiar dhe ndërtimin e një ekosistemi gjithëpërfshirës dhe inovativ për rajonin.

“Ky forum ka qenë një ditë e jashtëzakonshme për të promovuar Kosovën dhe rajonin. Brezovica është dëshmuar si një platformë unike për të diskutuar potencialin real dhe hapat konkretë të Ballkanit,” tha Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.

Partnerët mbështetës të këtij edicioni ishin: Banka Ekonomike, Siguria, Fondi Rajonal i Sfidave dhe HBC Coca Cola – aktorë kyç në realizimin dhe mbështetjen e forumit.

Bazuar në suksesin e edicionit 2025, u konfirmua se Brezovica Economic Forum do të zhvillohet çdo vit. Edicioni i ardhshëm synon pjesëmarrje edhe më të gjerë dhe tema më strategjike, duke e pozicionuar Brezovicën si një platformë të qëndrueshme të zhvillimit ekonomik të Ballkanit Perëndimor.

ME SHUME

2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë