Oda Ekonomike e Kosoves

August 29, 2025

Gjykata Supreme shqyrton padinë e OEK kundër ZRrE për tregun e lirë të energjisë

Oda Ekonomike e Kosovës njofton se Gjykata Supreme ka vendosur që padia e ushtruar nga OEK ndaj Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE), lidhur me daljen e detyrueshme në tregun e lirë të energjisë, do të procedohet dhe do të shqyrtohet për vendim meritor. Tashmë është caktuar kolegji i gjyqtarëve i cili do ta trajtojë padinë ndaj ZRrE.
Përkundër që kërkesa për vendosjen e masës së përkohshme për pezullimin e vendimit nuk është aprovuar, me arsyetimin se akti “Njoftimi i ZRrE-së” nuk i plotëson kriteret e një akti nënligjor normativ, çështja do të shqyrtohet në mënyrë meritore për të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së, përveç këtij njoftimi, sipas afateve ligjore.
Andaj, pritjet e Odës Ekonomike të Kosovës janë që gjykata të vendosë brenda afatit 60 ditor nga dita e parashtrimit të padisë, siç e parasheh ligji dhe të anulojë të gjitha aktet nënligjore të ZRrE-së me të cilat janë përcaktuar kriteret për daljen në tregun e lirë.
Pavarësisht se masa e përkohshme e sigurisë nuk është aprovuar, Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson pozitivisht faktin se lënda do të trajtohet në themel dhe shpreh besimin se vendimi final do të jetë në të mirë të ekonomisë, bizneseve dhe qytetarëve të Kosovës.

ME SHUME

sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë
1
Rafuna dhe Ambasadori i Luksemburgut diskutojnë mbështetjen për bizneset kosovare
hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi