Oda Ekonomike e Kosoves

August 25, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mirëpriti delegacionin nga JETRO

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mirëpriti delegacionin nga JETRO, organizatë japoneze për tregti të jashtme, investime dhe eksporte, i cili u kryesua nga z. Yasunari Miyauchi, Drejtor i JETRO Budapest, ndërsa pjesë e delegacionit ishin edhe znj. Sawaka Takazaki, Drejtoreshë e JETRO Bukuresht, z. Tetsuo Shibata, Drejtor i JETRO Kiev, si dhe z. Takashi Mori, përfaqësues i Ambasadës së Japonisë në Kosovë.

Në kuadër të takimit u zhvilluan diskutime mbi mënyrat e bashkëpunimit dhe potencialet që ofron Kosova për tërheqjen e bizneseve japoneze.
Gjithashtu, gjatë takimit u konfirmua se gjatë muajit nëntor 2025 do të organizohet misioni biznesor me pjesëmarrjen e kompanive nga Japonia në Kosovë.

ME SHUME

sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë
1
Rafuna dhe Ambasadori i Luksemburgut diskutojnë mbështetjen për bizneset kosovare
hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi