Oda Ekonomike e Kosoves

August 29, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mori sot pjesë në hapjen e Akademisë “Euromeral”

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mori sot pjesë në hapjen e Akademisë “Euromeral”, e dedikuar për trajnimin profesional të të rinjve në fushën e saldimit. Ky është një hap i rëndësishëm për avancimin e fuqisë punëtore në Kosovë dhe për përgatitjen e kuadrove të reja në një sektor që është në rritje të vazhdueshme, veçanërisht në fushën e eksportit.
Kjo iniciativë pritet të kontribuojë drejtpërdrejt në zhvillimin e industrisë së metaleve, rritjen e kapaciteteve konkurruese dhe fuqizimin e perspektivës ekonomike të vendit.
Oda Ekonomike e Kosovës përgëzon kompaninë për këtë investim me rëndësi strategjike dhe i uron suksese në realizimin e objektivave, duke theksuar se të tilla iniciativa janë shembull i qartë i angazhimit për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe krijim të mundësive të reja për të rinjtë.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës