Oda Ekonomike e Kosoves

August 30, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e modës “Albina Dyla” e cila përfaqëson një nga historitë më të suksesshme të industrisë kreative të vendit.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një vizitë në shtëpinë e modës “Albina Dyla” e cila përfaqëson një nga historitë më të suksesshme të industrisë kreative të vendit.
Gjatë vizitës, Kryetari Rafuna u njoh nga afër me procesin e dizajnimit, qepjes dhe krijimit të koleksioneve që kanë bërë të njohur këtë brand në mbarë botën.
Kryetari Rafuna u informua gjithashtu mbi sfidat me të cilat përballet industria e modës në Kosovë, duke vlerësuar punën e palodhshme dhe kreativitetin e ekipit të “Albina Dyla” me faktin se ky brand ka arritur të shndërrohet në një eksportues të rëndësishëm, duke promovuar Kosovën në tregjet ndërkombëtare përmes produkteve me cilësi dhe dizajn unik.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës