Oda Ekonomike e Kosoves

August 14, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një vizitë në Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë dhe Universitetin Haxhi Zeka në Pejë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, zhvilloi një vizitë në Universiteti “Fehmi Agani” në Gjakovë , ku u prit nga Rektori Drilon Bunjaku. Gjatë takimit u diskutua për organizimin e panairit me studentë si dhe për mundësi të reja bashkëpunimi në të ardhmen, me qëllim të ndërlidhjes së studentëve me sektorin privat dhe të zhvillimit të aftësive të tyre profesionale.
Në vijim, Kryetari Rafuna vizitoi edhe Universiteti Haxhi Zeka në Pejë, ku u takua me Rektorin Armand Krasniqi. Në këtë takim u bisedua për projektet e ardhshme të përbashkëta, përfshirë organizimin e panairit me studentë, si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjes ndërmjet arsimit dhe ekonomisë.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës