Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, ka realizuar një vizitë në kompaninë Rexhi Group në fshatin Bresalc të Gjilanit, një nga kompanitë më të suksesshme kosovare në industrinë e plastikës së përforcuar me fibra.
Rexhi Group është një kompani familjare me mbi 25 vite përvojë dhe një staf prej rreth 100 punonjësish, ku 100% e prodhimit shkon për eksport. Gjatë vizitës, drejtuesit e kompanisë prezantuan proceset e punës, teknologjinë moderne dhe sukseset në tregjet ndërkombëtare.
ME SHUME