Oda Ekonomike e Kosoves

September 11, 2025

Kryetari Rafuna përfaqëson interesat e biznesit të Kosovës në takimin e Eurochambres

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, po merr pjesë në takimin e Anëtarëve të Afiliuar dhe Korrespondentë të Eurochambres, i cili po mbahet në Podgoricë.

Pjesëmarrja e Kryetarit Rafuna konfirmon përkushtimin e Odës Ekonomike të Kosovës për forcimin e lidhjeve me komunitetin evropian të biznesit dhe për avokimin e interesave të ndërmarrjeve kosovare në nivel ndërkombëtar.

Eurochambres, si shtëpia më e madhe e bizneseve në Evropë, është platforma ku Kosova përfaqësohet përmes Odës Ekonomike të Kosovës.

🗣️ “Takimet e tilla ndikojnë në rritjen e bashkëpunimit ekonomik rajonal dhe për të siguruar që zëri i komunitetit të biznesit të Kosovës të dëgjohet në forumet më të rëndësishme evropiane”, tha z. Rafuna.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës