Oda Ekonomike e Kosoves

September 11, 2025

Kryetari Rafuna përfaqëson OEK në Asamblenë Vjetore të Asociacionit të Odave të Ballkanit

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, po merr pjesë në Asamblenë Vjetore të Asociacionit të Odave të Ballkanit (ABC) në Podgoricë, takim i organizuar nga Oda Ekonomike e Malit të Zi dhe nën presidencën malazeze të asociacionit.

Ky aktivitet ka mbledhur liderët e odave anëtare nga I gjithë Ballkani dhe përqendrohet tek zhvillimi ekonomik rajonal, bashkëpunimi ndërkufitar dhe inovacioni. Një pikë e veçantë e asamblesë është paneli mbi “Aplikimin e Inteligjencës Artificiale në Biznes”, duke treguar orientimin e komunitetit të biznesit rajonal drejt teknologjive të reja.

Pjesëmarrja e OEK, përmes kryetarit z. Rafuna, dëshmon përkushtimin e Kosovës në forcimin e lidhjeve ekonomike rajonale.

ME SHUME

sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë
1
Rafuna dhe Ambasadori i Luksemburgut diskutojnë mbështetjen për bizneset kosovare
hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi