Oda Ekonomike e Kosoves

August 12, 2025

Me rastin e 26-vjetorit të themelimit të Doganës së Republikës së Kosovës, Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, uron institucionin dhe të gjithë zyrtarët doganorë për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre të çmuar në mbrojtjen e tregut, lehtësimin e tregtisë dhe forcimin e ekonomisë së vendit.

Kryetari Rafuna thekson se Dogana e Kosovës, përmes profesionalizmit dhe integritetit të saj, ka luajtur një rol të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës dhe në mbrojtjen e interesit publik.

Oda Ekonomike e Kosovës falënderon Doganën e Republikës së Kosovës për bashkëpunimin e vazhdueshëm, i cili u mundëson kompanive anëtare trajtim të mirëfilltë në adresimin e kërkesave të tyre, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdojë në të mirë të zhvillimit ekonomik të vendit dhe mbështetjes së bizneseve.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës