Në kuadër të Samitit të Ministrave të Ballkanit Perëndimor që po mbahet në Dubrovnik,
Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njëherësh Kryetar i Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, z. Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Johann Saathoff, Sekretar Shteti dhe anëtar i Bundestagut Gjerman.
Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve gjermane, kosovare dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, me fokus në forcimin e partneriteteve ekonomike dhe nxitjen e investimeve të reja.
Një ndër temat e rëndësishme ishte organizimi i një eventi ekonomik të përbashkët, që do të shërbejë si platformë konkrete për krijimin e lidhjeve të reja biznesore ndërmjet Gjermanisë, Kosovës dhe vendeve të rajonit.
Ky takim konfirmon marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Odës Ekonomike të Kosovës dhe Qeverisë Gjermane, si dhe përkushtimin e përbashkët për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm dhe integrim rajonal.
ME SHUME