Berina Neziri – Abazi, ka mbi 20 vite përvojë në gazetari dhe komunikim publik, duke punuar në mediat kryesore kombëtare të Kosovës.
Puna, përvoja dhe ekspertiza e saj do të jenë një vlerë e shtuar për OEK, duke kontribuar në forcimin e komunikimit dhe bashkëpunimit me mediat dhe publikun.
Përmes angazhimit të saj, mediat dhe publiku do të kenë një adresë të qartë dhe profesionale ku do të informohen për të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet që zhvillon Oda Ekonomike e Kosovës.
OEK po rritet me staf dhe kapacitete të reja, falë mbështetjes së bizneseve anëtare dhe partnerëve ndërkombëtarë nëpërmjet projekteve, duke dëshmuar përkushtimin për të qenë një zë i fuqishëm dhe përfaqësues i ekonomisë së vendit.