Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, mbajti fjalimin e tij gjatë prezantimit të platformës digjitale AGRO B2B, duke e cilësuar atë si një mundësi të re për prodhuesit vendorë që kërkojnë qasje më të lehtë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare.
🌿 Rafuna tha se Kosova ka potencial të madh në bujqësi – nga bimët mjekësore, pemët dhe frutat e imta, deri te produktet e përpunuara – dhe se kjo platformë është dritarja e duhur për promovimin e tyre.
👩🌾 AGRO B2B do të mbështesë gratë ndërmarrëse, agrobizneset e vogla dhe startup-et, duke ofruar një hapësirë digjitale për promovim, rrjetëzim dhe bashkëpunim.
💼 “AGRO B2B nuk është vetëm teknologji, por një mekanizëm që sjell zhvillim, punësim dhe mirëqenie”, tha Rafuna gjatë fjalimit.
ME SHUME