Oda Ekonomike e Kosoves

September 11, 2025

OEK dhe DhTIK angazhohen për mbështetje më të madhe të bizneseve

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, është pritur në takim nga kryetari i Bordit të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skender Krasniqi, si dhe drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti.
Gjatë takimit, u diskutua mbi sfidat me të cilat po përballet sektori privat në Kosovë dhe u shpreh shqetësimi i përbashkët për gjendjen aktuale të bizneseve në vend.
Palët u pajtuan për të intensifikuar bashkëpunimin, me qëllim që komuniteti i biznesit të përfaqësohet sa më fuqishëm dhe sfidat e tyre të adresohen me efikasitet më të madh.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e interesave të bizneseve dhe fuqizimin e partneriteteve strategjike që kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të vendit.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës