Oda Ekonomike e Kosoves

November 4, 2025

OEK dhe OIRK nënshkruajnë memorandum bashkëpunimi për zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

Sot, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe Oda e Inxhinierëve të Kosovës (OIRK) nënshkruan një memorandum bashkëpunimi, duke hapur një kapitull të ri për forcimin e ndërmarrësisë dhe zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm në vend.

Në ambientet e OEK-së, kryetari Lulzim Rafuna priti përfaqësuesit e OIRK-së, kryetarin Arsim Rapuca dhe drejtorin Lulzim Ismajli, ku u diskutua mbi mundësitë konkrete të bashkëpunimit dhe rolin e dy institucioneve në adresimin e çështjeve kyçe të sektorit.

Rafuna theksoi se ky partneritet është një hap i rëndësishëm drejt bashkëpunimit të ngushtë mes biznesit dhe profesionistëve të inxhinierisë, duke kontribuar në zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm dhe inovacionin në Kosovë.

#OEK #OIRK #BashkepunimEkonomik #ZhvillimQëndrueshëm #Biznes #Inovacion #Kosova

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës