Oda Ekonomike e Kosoves

August 26, 2025

OEK dhe Shoqatat Sektoriale diskutojnë sfidat aktuale të ekonomisë së Kosovës

OEK dhe Shoqatat Sektoriale diskutojnë sfidat aktuale të ekonomisë së Kosovës
Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, u mbajt sot takimi i Kryetarit të OEK-ut, Lulzim Rafuna, me kryetarët e shoqatave sektoriale që veprojnë në kuadër të OEK-ut.
Në këtë takim u diskutua gjendja aktuale e ekonomisë së vendit, si dhe sfidat me të cilat po përballen bizneset kosovare në sektorë të ndryshëm. Kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e rolit të shoqatave sektoriale si mekanizma përfaqësues dhe kontribues të drejtpërdrejtë në adresimin e çështjeve që ndikojnë në mjedisin e të bërit biznes.
Pjesëmarrësit ndanë shqetësimet dhe propozimet e tyre lidhur me barrierat në zhvillimin e bizneseve dhe nevojën për mbështetje institucionale më të qëndrueshme.
Oda Ekonomike e Kosovës dhe shoqatat sektoriale u dakorduan për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë dhe për të propozuar masa konkrete që do t’i adresohen institucioneve relevante, me qëllim të krijimit të një ambienti më të favorshëm për zhvillimin e bizneseve në Kosovë.
Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar që të jetë zë i fuqishëm i biznesit dhe partner i besueshëm në zhvillimin ekonomik të vendit.

ME SHUME

sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë
1
Rafuna dhe Ambasadori i Luksemburgut diskutojnë mbështetjen për bizneset kosovare
hey
Takim për fuqizimin e bashkëpunimit ekonomik Kosovë – Bangladeshi