Oda Ekonomike e Kosoves

November 13, 2025

OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë

Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) dhe projekti “Përputhja e Shkathtësive me Vendet e Punës (MSJ)”, i mbështetur nga Konfederata Zvicerane dhe i implementuar nga Swisscontact, kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) me qëllim forcimin e bashkëpunimit në zhvillimin dhe avancimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional (AAP) në Kosovë.

Ky partneritet ka për synim të kontribuojë në fuqizimin e arsimit dual, duke lidhur më ngushtë arsimin profesional me nevojat e tregut të punës, si dhe duke përmirësuar përputhjen e shkathtësive të të rinjve me kërkesat e sektorit privat.

Në kuadër të këtij angazhimi, Oda Ekonomike e Kosovës ka themeluar Qendrën për Arsim Dual, e cila do të shërbejë si një mekanizëm për koordinimin, promovimin dhe lehtësimin e praktikave të mësimit në vendin e punës. Kjo qendër do të mundësojë përfshirjen më të strukturuar të bizneseve në procesin arsimor dhe do të mbështesë ndërtimin e një sistemi që i përgjigjet zhvillimit ekonomik të vendit.

Ky Memorandum shënon një hap të rëndësishëm drejt krijimit të një ekosistemi të qëndrueshëm të arsimit profesional, që synon të rrisë punësueshmërinë e të rinjve dhe konkurrueshmërinë e ekonomisë së Kosovës.

ME SHUME

2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës
sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME