Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, ka zhvilluar një takim zyrtar në Ankara me Kryetarin e Odës së Tregtisë dhe Industrisë së Turqisë (TOBB), z. Rifat Hisarcıklıoğlu.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy odave ekonomike, me synim zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do të kontribuojnë në fuqizimin e sektorit privat dhe në rritjen e shkëmbimeve tregtare ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.
Një ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe mbështetja e TOBB-it për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, ku vendi ende nuk është pjesë, si dhe bashkëpunimi në fushat që ndihmojnë zhvillimin institucional dhe profesional të OEK-ut.
“Ky është një bashkëpunim që do të sjellë përfitime të ndërsjella për komunitetin e biznesit dhe do të forcojë pozitën e OEK-ut si partner i besueshëm ndërkombëtar,” – tha z. Lulzim Rafuna, Kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës.
ME SHUME