Oda Ekonomike e Kosoves

November 5, 2025

OEK kërkon drejtësi në Gjykatën Supreme: Vendimet e ZRRE-së kanë dëmtuar bizneset

Prishtinë, 05.11.2025 – Sot, në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) ka zhvilluar seancën gjyqësore kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), lidhur me daljen e detyrueshme të bizneseve në tregun e lirë të energjisë elektrike.

Avokati i OEK-ut, Ekrem Hoxha, argumentoi se procesi i liberalizimit të tregut nuk ka respektuar ligjin dhe direktivat evropiane, duke shkaktuar dëme materiale për komunitetin e bizneseve. Vendimet e ZRRE-së, sipas tij, kanë favorizuar operatorë të caktuar dhe nuk kanë garantuar konkurrencën reale dhe furnizimin e duhur për konsumatorët.

Kryetari i OEK, Lulzim Rafuna, theksoi:

“Vendime që nuk përputhen me ligjin dhe direktivat e BE-së kanë ndikuar drejtpërdrejt në bizneset e Kosovës. Ne besojmë se Gjykata Supreme do të shqyrtojë të gjitha provat dhe do të vendosë një vendim të drejtë, që mbron interesat e bizneseve dhe zhvillimin ekonomik të vendit.”

OEK shpreh besimin se drejtësia do të mbrojë komunitetin e biznesit dhe do të sigurojë që proceset e liberalizimit të tregut të zhvillohen në përputhje me ligjin, parimet e transparencës dhe konkurrencës së drejtë.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës