Oda Ekonomike e Kosoves

September 2, 2025

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, shprehu mbështetjen e plotë të Odës për bizneset e sektorit të transportit të mallrave, duke theksuar gatishmërinë për të adresuar shqetësimet dhe sfidat që hasin në këtë sektor.

 

Në ambientet e Odës Ekonomike të Kosovës, më 2 shtator 2025, u zhvillua një takim pune me biznese nga sektori i transportit të mallrave, ku mori pjesë edhe Kryetari i Odës, z. Lulzim Rafuna.

Pjesëmarrësit parashtruan shqetësimet e tyre lidhur me procesin e transportit të mallrave, duke evidentuar sfidat dhe vështirësitë që hasin në këtë sektor. Kryetari i OEK, z. Rafuna, theksoi gatishmërinë e Odës për t’i adresuar problemet në bashkëpunim me bizneset anëtare.

Në përfundim të takimit, u dakordua që hapi i ardhshëm të jetë themelimi i një shoqate brenda strukturës së Odës Ekonomike të Kosovës, e cila do të ofrojë një adresë të qartë për trajtimin e çështjeve dhe nevojave të bizneseve të transportit të mallrave.

Ky takim reflekton angazhimin e Odës Ekonomike të Kosovës për të mbështetur bizneset dhe për të krijuar një mjedis më të favorshëm për zhvillim dhe bashkëpunim në sektorin e transportit të mallrave.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës