Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, z. Lulzim Rafuna, u prit në një takim zyrtar nga Konsulli i Republikës së Kosovës në Stuttgart, z. Hamdi Berbatovci, me fokus forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe promovimin e investimeve në Kosovë.
Gjatë takimit u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet komunitetit të biznesit në Kosovë dhe atij në Gjermani, si dhe për krijimin e mekanizmave të qëndrueshëm që lehtësojnë komunikimin dhe partneritetet ndërmjet ndërmarrjeve dhe investitorëve potencialë. Konsulli Berbatovci shprehu gatishmërinë e plotë të Konsullatës për të mbështetur këto procese, duke theksuar potencialin dhe klimën e favorshme që ofron Kosova për investime.
Një zhvillim i rëndësishëm në këtë drejtim është themelimi i Komitetit Veprues Kosovë–Stuttgart, i cili do të shërbejë si platformë koordinuese për iniciativa të përbashkëta ekonomike dhe për forcimin e bashkëpunimit institucional.
Përmes këtij komiteti dhe angazhimit të drejtpërdrejtë të Odës Ekonomike të Kosovës dhe Konsullatës së Republikës së Kosovës në Stuttgart, synohet ndërtimi i një partneriteti të qëndrueshëm që do të ndikojë në rritjen e shkëmbimeve tregtare, zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve dhe tërheqjen e investimeve strategjike për zhvillimin afatgjatë ekonomik të Kosovës.
ME SHUME