Oda Ekonomike e Kosoves

September 29, 2025

Partneritete dhe rritje rajonale: OEK fuqizon biznesin kosovar

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe Kryetar i Bordit Drejtues të Forumit Investiv të Odave të Ballkanit Perëndimor (WB6 CIF), z. Lulzim Rafuna, po merr pjesë në Forumin Strategjik të Odave Ekonomike Abu Dhabi–Ballkan, i shoqëruar nga përfaqësues të WB6 CIF.

Ky forum ka për qëllim fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Ballkanit Perëndimor dhe Lindjes së Mesme, duke krijuar mundësi të reja për tregti dhe investime.

Hapat e ardhshëm të parashikuar janë nënshkrimi i një Memorandumi të Mirëkuptimit dhe organizimi i një konference financiare që do të lehtësojë investimet dhe partneritetet mes bizneseve të dy rajoneve.

Oda Ekonomike e Kosovës mbetet e përkushtuar në zgjerimin e horizonteve për bizneset kosovare, duke i ofruar atyre qasje në tregje të reja dhe mundësi bashkëpunimi ndërkombëtar.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës