Oda Ekonomike e Kosoves

October 16, 2025

Përmbyllet me sukses Grupi i 8-të i Trajnimit Profesional për Forex

Oda Ekonomike e Kosovës ka përmbyllur me sukses Grupin e 8-të të Trajnimit Profesional për Forex, një program që synon zhvillimin e aftësive praktike dhe njohurive të thelluara në fushën e tregtimit financiar.

Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëmarrësit patën mundësinë të avancojnë nga bazat e tregtimit në Forex deri te strategjitë e analizës së tregut dhe menaxhimit të rrezikut, duke përfituar udhëzime profesionale nga trajnerë me përvojë të gjerë.

Pas përfundimit të trajnimit, kandidatët do të vazhdojnë për pesë muaj praktikë në platformën Discord, ku do të zhvillojnë më tej aftësitë e tyre përmes praktikës dhe këshillave të vazhdueshme nga ekspertët e fushës.

 

Oda Ekonomike e Kosovës falënderon të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin, besimin dhe vlerësimet pozitive ndaj këtij programi.

Në vazhdimësi, OEK mbetet e përkushtuar të ofrojë programe cilësore të aftësimit profesional, që ndihmojnë individët të përgatiten më mirë për kërkesat e tregut modern të punës dhe të tregtimit financiar.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës