Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, zhvilloi një takim me Ambasadorin e Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, ku u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.
Gjatë bisedës u fokusua zhvillimi i sektorit privat, mbështetja për bizneset vendore dhe krijimi i mundësive të reja për bashkëpunim ekonomik.
Rafuna falënderoi ambasadorin Dietz për mbështetjen e vazhdueshme të Luksemburgut ndaj ekonomisë së Kosovës dhe për partneritetin me OEK në nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm të bizneseve kosovare.
ME SHUME