Oda Ekonomike e Kosoves

January 12, 2026

Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës

Oda Ekonomike e Kosovës ka përshëndetur rifillimin e punës në Comodita Home vetëm tri ditë pas incidentit në Gjakovë. Kryetari i OEK-ut, Lulzim Rafuna, e cilësoi këtë si një lajm shumë të mirë për ekonominë e vendit, duke theksuar se rikthimi në kohë rekord tregon menaxhim të fortë dhe qëndrueshmëri të sektorit privat.

“Ky është një lajm i shkëlqyer për ekonominë e vendit. Në këtë rast duhet përgëzuar drejtuesit e kompanisë, veçanërisht Shkëlqim Devollin, i cili arriti që në kohë rekord ta rikthejë fabrikën në funksion, duke siguruar që punëtorët të mos ndjejnë pasojat e ndaljes së prodhimit dhe të mos ketë ndikim negativ në eksport,” tha Rafuna.

Oda Ekonomike e Kosovës vlerëson lart solidaritetin e punëtorëve dhe përkushtimin e menaxhmentit të Comodita Home, duke e konsideruar këtë rast një shembull pozitiv të qëndrueshmërisë së biznesit kosovar dhe të rolit kyç që industria prodhuese ka për zhvillimin ekonomik të vendit.

ME SHUME

2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
sitepublish
FORUMI EKONOMIK I BREZOVICËS 2025 – BALLKANI PERËNDIMOR KONFIRMOHET SI DESTINACION STRATEGJIK PËR INVESTIME
2222222
OEK dhe Swisscontact nënshkruajnë Memorandum Bashkëpunimi për forcimin e Arsimit Dual në Kosovë