Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, priti sot Ambasadorin e Bangladeshit në Kosovë, Muhammad Zulqar Nain.
Gjatë takimit u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit në industrinë tekstile, automekanikë dhe sektorin e prodhimit, si dhe krijimi i partneriteteve të qëndrueshme ndërmjet bizneseve kosovare dhe atyre bangladeshase.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm drejt intensifikimit të investimeve dhe shkëmbimeve tregtare, duke hapur perspektiva të reja për zhvillim ekonomik dhe rritje të konkurrencës së bizneseve të vendit.
ME SHUME