Oda Ekonomike e Kosoves

Publikuar: 3rd October, 2025

Trajnim/Certifikim: Ekspert i Sigurisë dhe Shëndetit në Punë

Oda Ekonomike e Kosovës organizon trajnimin/certifikimin për Ekspert të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë (SSHP), me qëllim përgatitjen e kandidatëve me njohuri dhe aftësi profesionale në këtë fushë.

🔹 Kohëzgjatja: 150 orë (120 orë teori + 30 orë praktikë)
🔹 Modulet përfshijnë:

  • Sistemi ligjor dhe mbikëqyrja shtetërore
  • Faktorët e riskut në vendin e punës (fizik, kimik, biologjik, ergonomik, psiko-social)
  • Parandalimi dhe vlerësimi i riskut
  • Aksidentet dhe sëmundjet profesionale
  • Ndihma e parë dhe planifikimi i emergjencave
  • Inspektimi në vendin e punës
  • Punë praktike

📍 Vendi i mbajtjes: Oda Ekonomike e Kosovës
💰 Çmimi: 450€ për person (10% zbritje për kompanitë anëtare të OEK)
📅 Fillimi: me formimin e grupit
Vendet janë të limituara

👉 Aplikoni online këtu: https://forms.office.com/e/r9w9BCRvxi

ME SHUME

Ftohen kompanitë të aplikojnë në trajnimin për Diversitet & CSR!
Trajnim Profesional për Forex
Vlerësimin e Pasurive të Paluajtshme