Oda Ekonomike e Kosovës në bashkëpunim me BRS Group organizojnë Grupin e 8-të të Trajnimit Profesional për Forex.
Ju njoftojmë se për shkak të interesimit të vazhdueshëm, Oda Ekonomike e Kosovës do të organizoj Grupin e 8-të të Trajnimit Profesional për Forex.
Qëllimi kryesor i këtij trajnimi është të ju ndihmojë të merrni njohuri të thella dhe aftësi profesionale në tregun e Forex.
Programi i trajnimit është projektuar për të mbuluar të gjitha nivelet, nga bazat themelore deri tek zhvillimi i avancuar profesional.
Trajnimi në total përmban 30 orë: 15 orë teorike dhe 15 orë praktike;
Përmes këtij trajnimi, synojmë të ju pajisim me një arsenal të mjeteve dhe strategjive që do t’ju ndihmojnë të bëheni tregtar i suksesshëm dhe profitabil. Nëpërmjet përkushtimit tonë për t’ju ofruar trajnim të kualifikuar, jemi të sigurtë se ju do të jeni në gjendje të keni sukses në këtë treg konkurrues.
Ju informojmë se, për dallim nga grupet e tjera të organizuara, modulet e këtij grupi janë më të avancuara dhe më praktike.
Trajnimi fillon me rastin e formimit të grupit dhe numri i pjesëmarrësve është i limituar.
Për tu bërë pjesë e këtij trajnimi ju mund të aplikoni përmes linkut dhe të rrisni mundësitë tuaja për profesionalitet në tregun më profitabil.
Në fund të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me Certifikata të Pjesëmarrjes
Numri i pjesëmarrësve në këtë trajnim është i limituar.