Oda Ekonomike e Kosoves

September 9, 2025

Trajnim profesional për Vlerësues të Pronave të Paluajtshme

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me Këshillin Mbikëqyrës për Licencimin e Vlerësuesve të Pronave të Paluajtshme, ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e trajnimit profesional për vlerësuesit e pronave të paluajtshme.

Pas një periudhe të gjatë mungese, OEK, si institucion i akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve, ofron këtë program thelbësor trajnimi, i cili ofron njohuri dhe përgatitje të avancuar profesionale. Përfundimi me sukses i këtij trajnimi është parakusht i domosdoshëm për pajisjen me licencë nga Këshilli Mbikëqyrës.

Oda Ekonomike e Kosovës falënderon Këshillin Mbikëqyrës për bashkëpunimin dhe mbështetjen e çmuar profesionale në realizimin e këtij programi të rëndësishëm për tregun e pronave të paluajtshme.

ME SHUME

oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit që lidhen me një vendim gjyqësor për dëmshpërblim në vlerë mbi 32 milionë euro, duke shprehur shqetësimin për ndikimin që raste të tilla mund të kenë në stabilitetin ekonomik dhe besimin e biznesit
2901
Partneritet për zhvillim: OEK dhe Konsullata në Stuttgart drejt investimeve të reja
oek_logojpg
Oda Ekonomike e Kosovës themelon Forumin e Sektorit Privat
comodita
Rikthimi i shpejtë i Comodita Home, sinjal i fuqisë së ekonomisë së Kosovës