Oda Ekonomike e Kosoves

Publikuar: 4rd December, 2025

Trajnimi profesional nga Oda Ekonomike e Kosovës: “VLERËSUES I BIZNESIT” – Kualifikim i akredituar nga AKK

Oda Ekonomike e Kosovës hap thirrjen për aplikim në programin e çertifikuar “Vlerësues i Biznesit”, të akredituar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve (AKK) dhe të klasifikuar në Nivelin V sipas Kornizës Kombëtare të Kualifikimeve (KKK).
🔍 Pse ky trajnim?
Programi synon të përgatisë profesionistë të aftë të realizojnë vlerësime të pavarura të bizneseve, bazuar në standardet më të avancuara evropiane. Pjesëmarrësit do të marrin njohuri të thelluara teorike dhe aftësi praktike për të analizuar, vlerësuar dhe ofruar rekomandime të besueshme në një treg gjithnjë e më kompleks.
Ky trajnim është ideal për ata që synojnë të avancojnë karrierën dhe të bëhen ekspertë të besuar në fushën e vlerësimit dhe vendimmarrjes strategjike.
👥 Për kë është i dedikuar?
Për profesionistë nga fushat:
• Financë dhe Kontabilitet
• Auditim i brendshëm dhe i jashtëm
• Zyrtarë financiarë në sektorin publik
• Ekonomistë dhe menaxherë financiarë
• Planifikim korporativ, menaxhim, marketing, prodhim, sisteme të informacionit
📘 Modulet e programit:
• VB1 – Standardet Evropiane të Vlerësimit të Biznesit
• VB2 – Matja dhe Menaxhimi i Vlerës së Kompanive
• VB3 – Parimet e Vlerësimit të Biznesit
• VB4 – Kontabilitet dhe Metodat e Vlerësimit
📝 Kushtet e pranimit:
• Diplomë universitare në ekonomi
• Minimum 1 vit përvojë pune në: Kontroll të brendshëm, Buxhet, Financa, Kontabilitet, Auditim, Pajtueshmëri, Menaxhment, Planifikim strategjik, Administrim biznesi, Marketing, Prodhim etj.
⏱️ Kohëzgjatja & Kreditë:
• 500 orë mësimore
• 25 kredi AAP (sipas sistemit ECVET)
🎓 Vlerësimi dhe Certifikimi:
• Vlerësim formativ gjatë trajnimit
• Provim përfundimtar me shkrim
Pjesëmarrësit pajisen me çertifikatë zyrtare të njohur nga AKK.
💶 Çmimi:
• 900 EUR
• 10% zbritje për bizneset anëtare të OEK
📍 Lokacioni: Oda Ekonomike e Kosovës, Rr. Nëna Terezë 20, Prishtinë
📅 Fillimi: Me formimin e grupit (numri i pjesëmarrësve është i limituar)
👉 Aplikoni tani:
Formulari online:
Dokumentet e kërkuara mund t’i dërgoni edhe në email: Shpresa.vokshi@oek-kcc.org

 

ME SHUME

No posts found