Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, në cilësinë e tij të dyfishtë si Kryetar i OEK-së dhe Kryetar i Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor, po merr pjesë në Forumin e Biznesit dhe Odave të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Ambasada Britanike në Beograd.
Forumi trajtoi integrimin ekonomik të Ballkanit Perëndimor, tregun e përbashkët rajonal dhe mundësitë për investime. Kryetari Rafuna theksoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal dhe rolin e OEK-së në promovimin e investimeve dhe lidhjeve ekonomike ndërkufitare.
Ky aktivitet nënvizon angazhimin e OEK-së për të forcuar lidhjet ekonomike rajonale dhe për të rritur mundësitë investuese për kompanitë kosovare.
ME SHUME