Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka caktuar datën 05 nëntor 2025, ora 10:00, në objektin e Pallatit të Drejtësisë (Salla e Gjykimeve), për mbajtjen e seancës gjyqësore lidhur me padinë e iniciuar nga Oda Ekonomike e Kosovës (OEK) kundër Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE).
Seanca do të shqyrtojë ligjshmërinë e një akti nënligjor, përmes të cilit kompanitë janë detyruar në mënyrë të padrejtë të kalojnë në tregun e lirë të energjisë elektrike – vendim që dëmton qytetarët dhe bizneset e Kosovës.
Ky akt, sipas OEK, cenon interesat e përgjithshme ekonomike, rrit pasigurinë për konsumatorët dhe vendos barrë të padrejtë mbi bizneset e vogla e të mesme, të cilat përbëjnë bazën e zhvillimit ekonomik të vendit.
OEK fton ekspertët e fushës së energjisë, shoqërinë civile dhe të gjithë akterët relevantë të kontribuojnë me analizat dhe dëshmitë e tyre profesionale, me qëllim që të dëshmohet para gjykatës se ky vendim është i dëmshëm dhe i pajustifikueshëm.
Oda Ekonomike e Kosovës beson se vetëm përmes transparencës, përfshirjes dhe zërit të përbashkët të qytetarëve dhe bizneseve, mund të mbrohen interesat publike dhe të sigurohet një treg energjie i drejtë dhe funksional në vend.
Oda Ekonomike e Kosovës
Prishtinë, 04.10.2025
ME SHUME